Duele të jashtëzakonshme në çerekfinalet e Kupës së Italisë

Duele të jashtëzakonshme në çerekfinalet e Kupës së Italisë

Pas përfundimit të fitores 2-0 të Interit ndaj Udineses në raundin e 16-të të Kupës së Italisë të enjten mbrëma, duelet çerekfinale tashmë janë kompletuar dhe ballafaqimet do të jenë jashtëzakonisht interesante.


Juventus luan kundër Empolit, Milani kundër Romës, Bolonja kundër Atalantës dhe Interi kundër Lazios, raporton KosovaPress.

Të gjitha çerekfinalet e Kupës së Italisë do të luhen në mesjavën e 5 shkurtit 2025, megjithëse oraret dhe datat specifike ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Lexo edhe

Video