Drita mposhtë Ballkanin dhe fut “në xhep” titullin e kampionit

Drita mposhtë Ballkanin dhe fut “në xhep” titullin e kampionit

Drita ka arritur që të marrë tri pikë të plota nga ballafaqimi me Ballkanin duke e mposhtur kampionin në fuqi me rezultat 2-0 duke i dhënë kështu goditjen fatale skuadrës nga Suhareka sa i përket luftës për titullin e kampionit, raporton KosovaPress.

Ndeshja ishte shumë e barabartë në fushë, por situata ndryshoi pas një ore lojë kur futbollisti i Ballkani, Halili, u përjashtua nga loja me karton kuq.

Në minutën e 77’, Drita kaloi në epërsi me golin e Tushas, ndërsa për 2-0 realizoi Kastriot Selmani në minutën e 90’.


Me këtë fitore Drita shkon ën kuotën e 53 pikëve, ndërsa Ballkani mbetet i dyti me 38 pikë, njofton KosovaPress.

Llapi nga ana tjetër ka pësuar disfatë nga Ferizaj me rezultat 2-1 duke vazhduar kështu krizën e rezultateve në këtë edicion.

KosovaPress

Lexo edhe

Video