Kandidati për deputet nga AAK-ja Shemsedin Dreshaj ka adresuar kritika ndaj qeverisjes Kurti, duke thënë se me politikën aktuale është duke e izoluar vendin në arenën ndërkombëtare.
Ai këto komente i bëri në tubimin me elektoratin në Vitomiricë të Pejës si pjesë e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Në demokraci vota është plumb i luftës. Ju lutem stop diskriminimit, stop eksperimentit, stop izolimit të vendit, stop menaxhimit nga ana e zotit Kurti…Unë mbaj numrin 19 sikur COVID-i…”, ka thënë Dreshaj.
Koalicioni Kosova Fituese ka numrin 137 në renditjen e subjekteve politike për garën zgjedhore të 9 shkurtit në Kosovë.