Drejt përfundimit aksi Shëngjin-Velipojë, Rama: Spektakël i bukurive shqiptare

Drejt përfundimit aksi Shëngjin-Velipojë, Rama: Spektakël i bukurive shqiptare

Rruga Shëngjin-Velipojë do të jetë një nga akset më panoramike të vendit me potencial për zhvillimin e turizmit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë rrugë, e cila është drejt përfundimit, transmeton ATSh.

“Pamje të rrugës së re Shëngjin-Velipojë, e cila po shkon drejt përfundimit, duke ofruar një tjetër spektakël të bukurive shqiptare në vazhdën e zbulimit të Shqipërisë Turistike”, shkruan Rama, përcjell KosovaPress.


Rruga Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e saj do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik.

Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zonës. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës. Kjo rrugë do të bëjë lidhjen e dy qendrave kryesore turistike.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë prioritete të punës së qeverisë.

Lexo edhe

Video