Partia e Lirisë dhe e Drejtësisë ka bërë një njoftim në rrjetin social X se kryetari i asaj partie, Dragan Gjillas, së bashku me Gjorgje Aleksiqin (SSP), kanë gjetur persona duke vendosur postera kundër tij, pas së cilës ka ndodhur një përleshje dhe sulm në të cilin u plagosën që të dy.
Policia ka marrë deklarata dhe prova në Qendrën Emergjente.
Në Qendrën Emergjente Gjillasit, i është fotografuar koka për shkak të të nxirave të lehta, të dukshme, ndërsa ka edhe lëndim në kyçin e këmbës.
Gjorgje Aleksiq, i cili ishte me të, është goditur më së shumti me shqelma në shpinë dhe në pjesën e pasme të kokës, ka më shumë hematoma dhe ka kaluar më keq.
Kujtojmë se me ditë të tëra nëpër Beograd po shfaqen postera në të cilët përfaqësues të opozitës paraqiten si hajdutë dhe grabitës./N1/