Down Syndrome Kosova kërkon mbështetje financiare përmes platformës GoFoundMe

Down Syndrome Kosova kërkon mbështetje financiare përmes platformës GoFoundMe

Shoqata Down Syndrome Kosova është duke zhvilluar një fushatë sensibilizuese për të siguruar mbështetje për shërbimet terapeutike dhe psiko-sociale që ofron për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit me sindromën Down.

Kjo shoqatë ka kërkuar mbështetje financiare përmes platformës GoFoundMe në mënyrë që të mbështesin shërbimet psiko-sociale për personat me sindromën Down.

Përmes një njoftimi për media kjo shoqatë ka bërë me dije se operojnë në pesë komuna të Kosovës Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjilan, ku brenda qendrave të tyre mbështesin me ofrimin e shërbimeve direke më shumë se 300 individë me sindromën Down, ndërsa në nivel vendi mbështesin dhe adresojnë çdo kërkesë të qytetarëve me sindromën Down.


Poashtu të gjitha shërbimet që i ofrojnë si shoqatë i ofrojnë pa pagesë.

“Megjithatë, për shkak të kostove të larta që lidhen me këto shërbime, qëndrueshmëria financiare mbetet një sfidë e vazhdueshme për ne. Kjo është arsyeja pse po kërkojmë ndihmën tuaj në promovimin e fushatës tonë përmes platformave tuaja. Ne ju ftojmë të bëni thirrje qytetarëve që të kontribuojnë për mbështetje financiare përmes platformës GoFoundMe, duke klikuar në këtë lidhje: https://shorturl.at/elFND .Të gjitha mjetet e grumbulluara do të përdoren për të mbështetur shërbimet psiko-sociale për persona me sindromën Down”, thuhet në njoftim.

Kjo shoqatë beson se mbështetja do të ketë një ndikim të madh, duke kontribuar në krijimin e mundësive për një të ardhme më të mirë.

Lexo edhe

Video