Do të ketë arrestime të reja në Maqedoni të Veriut, Toshkovski: Disko ishte hambar

Do të ketë arrestime të reja në Maqedoni të Veriut, Toshkovski: Disko ishte hambar

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se deri më tani janë arrestuar 13 persona, ndërsa për tragjedinë e Koçanit do të ketë edhe arrestime të tjera.

Sipas tij, të dyshuar janë 23 persona, 11 prej të cilëve janë në paraburgim afatshkurtër prej 48 orësh. Toshkoski tha se nga hetimi është konstatuar se klubi i natës Pulse nuk ka pasur certifikatë për përdorimin e mjeteve piroteknike, të cilën e lëshon policia. Ai tha se për shkak të korrupsionit dhe krimit po humbasim jetën e fëmijëve tanë, shkruan TV 21.


Kreu i MPB-së tha se mjetet piroteknike janë sjellë nga banda DNA, një pjesëtar i bandës që është mes viktimave. Sipas tij, nuk ka pasur kushte për organizimin e eventeve, pasi është një hambar që prej 15 vitesh funksionon si diskotekë, pa licenca të duhura, pa dyer emergjence, pa pajisje të duhura për fikjen e zjarrit. Ai tha se kjo tragjedi ekspozon të gjithë sistemin e korruptuar, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë mes të tjerëve të arrestuar ishin 4 anëtarë të sigurimit të diskotekës dhe menaxheri i tyre, pronari i diskotekës, djali i tij, si dhe menaxheri i kësaj ngjarjeje që përfundoi tragjikisht, ku humbën jetën 59 të rinj dhe u plagosën 118 persona.

Lexo edhe

Video