DnV tregon cilat parti prijnë me gjuhën e urrejtjes në fushatë

Mbi 155 mijë euro është shuma e gjobave të shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për subjektet politike për dy javë prej kur ka filluar fushata zgjedhore. Derisa përdorimi i gjuhë jo të drejt dhe të urrejtjes po shkon duke u rritur.

Kështu është bërë e ditur në një konferencë për media të thirrur nga Organizata Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, me ç’rast u potencua se shuma e sponzorimeve nga partitë politike po shënon rritje.

Hulumtuesja në Demokracia në Veprim (DNV), Violeta Haxholli tha se në mbi 60 aktivitete të subjekteve politike është vërejtur përdorimi i gjuhë së urrejtës, duke prirë Lëvizja Vetëvendosje me 25 për qind dhe pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 20 për qind.

“Fatkeqësisht po vazhdon përdorimi i gjuhës jo të drejtë dhe diskriminuese apo gjuhës nxitëse dhe urrejtjes nga subjektet politike. Ndërsa, rastet kanë shkuar duke u rritur. Në total në këto dy javë këtë lloj të përdorimit të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes e kemi hasur në gjithsej 62 aktivitete apo në rreth 20 për qind të numrit të përgjithshëm të aktiviteteve. Në raport me numrin e aktiviteteve të mbajtura, më së shumti raste kemi hasur në aktivitete e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje apo në 25 për qind të aktiviteteve të organizuara nga kjo parti. Tutje, tek LDK-ja në 20 për qind të aktiviteteve, te Aleanca në 18 për qind dhe Partia Demokratike në 11 për qind”, tha Haxholli.

Haxholli tregon se cilat parti prijnë më shumën më të lartë të gjobës nga PZAP-ja gjatë këtyre dy javëve.

“Gjithsej deri më tani PZAP ka vendosur deri në 45 raste që ndërlidhen me kodin e mirësjelljes gjatë fushatës dhe ka shqiptuar gjithsej 30 vendime. Në total gjobat arrijnë 155 mijë e 500 euro, kryesisht për shkak të gjuhës së përdorur në fushatë, përdorimit të resurseve publike si dhe vendosjen e posterëve në vende ku nuk lejohet. Më së shumti është gjobitur Partia Demokratike që deri tani ka 53 mijë e 500 euro gjobë. Pasur nga LDK me 45 mijë euro. Aleanca me 33 mijë e 500 euro, Lëvizja Vetëvendosje me 18 mijë euro, Koalicioni për Familjen me 4 mijë e 500 euro”, theksoi Haxholli.


Hulumtuesja Rezarta Krasniqi ka folur për procesin e monitorimit në rrjetet sociale dhe platformat online. Ajo tha se kandidatet për deputete që kanë pasur më së shumti komente më përmbajte të gjuhës së urrejtjes në postimet e tyre janë Besa Kabashi Ramaj, Jeta Statovci dhe Albulena Haxhiu.

Në konferencë u tha se në javën e dytë të fushatës janë sponzoruar 200 postime në vlerë rreth 42 mijë euro.

Haxholli potencoi se me sponzorime në rrjetin social “Facebook” prin kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku me mbi 7 mijë euro, pasuar nga kandidati i PDK-së, Bedri Hamza.

Përveç këtyre, Haxholli potencoi se temë bosht e partisë në pushtet në dy javët e fustës ishte veriu i Kosovës. Ndërsa, partitë opozitare janë faksuar në arsim, ekonomi dhe sektorë të tjerë.

Ajo foli edhe për përdorimin e veturave zyrtare nga partitë opozitare për aktivitete zgjedhore.

Aty u tha se LDK-ja prinë me numrin më të madh të aktiviteteve me 109, PDK-ja me 106, Lëvizja Vetëvendosje me 71 dhe AAK-ja me 54.

Lexo edhe

Video