Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, i është bashkuar listës për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një video postimi në “Facebook”.
“Ky zë është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa Altin Krasniqi ka thënë se është frymëzuar nga i ati.
“I frymëzuar nga trashëgimia e babait kam vendosur, se edhe unë mund të bëjë hapin tim, që t’i bashkohem PDK-së”, ka thënë Krasniqi.