Ditën e inaugurimit të Trump, “Miqtë e Amerikës” vendosin flamurin e ri te shtatorja e Clinton

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, për nder të inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, te shtatorja e Presidentit Bill Clinton kanë zëvendësuar flamurin e mëparshëm me një flamur të ri.

Me ç’rast kryetari i kësaj shoqate Agim Rexhepi, ka theksuar se përmes këtij aktiviteti respektohet populli aleat dhe mik amerikan.

Rexhepi ka thënë ky veprim ka për qëllim të dërgojë mesazh se populli i Kosovës di të respektojë aleatët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe di të vlerësojë veprimet që ka bërë ShBA-ja kundrejt popullit shqiptar.


Në anën tjetër, prezent në këtë ngjarje ishin edhe zjarrfikësit. Zëvendëskomandanti Abdusamed Shkodra, u shpreh se të njëjtit morën pjesë në ndërrimin e flamurit si shenje mirënjohje për Amerikën.

Dita e inaugurimit të Donald Trump do të nisë me një shërbim në Kishën e Shën Gjonit, në sheshin Lafayette, një kishë historike në Uashington DC, e ndjekur nga çaji në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ku në garë ishte me zëvendëspresidenten demokrate Kamala Harris.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video