Nën patronazhin e UNESCO-s dhe Byrosë rajonale për shkencë dhe kulturë në Evropë, sot shënohet Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare.
Tema e sivjetme e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare është “Festimi i jubileut të argjendtë të Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare”.
Ajo inkurajon njerëzit në mbarë botën që të vazhdojnë të avokojnë për ruajtjen e gjuhëve të tyre amtare dhe të punojnë drejt krijimit të shoqërive gjithëpërfshirëse që përqafojnë diversitetin kulturor.
Analizat e UNESCO-s tregojnë se mund të zhduken rreth 2.500 gjuhë nga pothuajse 6.000 sa fliten në botë. Në 90 vjetët e kaluar janë zhdukur rreth 200 gjuhë, ndërsa 199 i flasin më pak se dhjetë njerëz. E fundit që është zhdukur është gjuha “ajake”, të cilën e folur një grua, e cila ka vdekur në vitin 2008 në Alaskë.
Arsyet kryesore për zhdukjen e gjuhëve janë luftërat dhe dëbimi i detyrueshëm. Emigrantët gjithashtu e përziejnë gjuhën amtare me gjuhën e shtetit në të cilin jetojnë që të integrohen më mirë. Megjithatë, ka shembuj, më së shumti në Australi, ku gjuhët të cilat janë “nën kërcënim” i flasin të rinjtë, tha një përfaqësues i UNESCO-s.
Tridhjetë nga gjuhët që fliten në Francë midis të cilave edhe normane dhe bretonike, janë “nën kërcënim të fuqishëm të zhdukjes”