Dita e parë e Fitër-Bajramit të dielën më 30 mars, falja nga ora 06:59

Dita e parë e Fitër-Bajramit të dielën më 30 mars, falja nga ora 06:59

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e shtunë, më 29 mars, ndërsa dita e parë e festës së Fitër-Bajramit është të dielën më 30 mars.

Manifestimi qendror mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të cilit do t’i prijë Hetem Sopjani, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim Hyseni – anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës, transmeton KosovaPress.


Namazi i Fitër-Bajramit falet në orën 06:59, të cilit do t’i prijë Vedat Sahiti – kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër-Bajramit do ta mbajë myftiu Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit me një mesazh për këtë festë. Ndërsa Kryesia e BIK-ut organizon pritjen tradicionale në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e BIK-ut ua uron festën e Fitër-Bajramit të gjithë besimtarëve, duke e lutur Zotin t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet.

Lexo edhe

Video