Dita e Forcës: FSK hap dyert e kazermave për qytetarët

Dita e Forcës: FSK hap dyert e kazermave për qytetarët

Me rastin e Ditës së Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për qytetarët e vendit.


Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të kësaj dite të njohur si Dita e Forcës kanë organizuar “Ditën e hapur”, ku qytetarët kanë mundësi t’i shohin prej afër pajisjet e armatimet e Forcës së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Po ashtu para qytetarëve do të shfaqen edhe demostrime, e aktivitete të ndryshme që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Lexo edhe

Video