Dita Botërore, radio mbetet burim i rëndësishëm informacioni

Radio është dashuri e veçantë, e cila çdo ditë e më shumë po rritet dhe njerëzit po e kuptojnë rëndësinë e saj.

Kështu thotë në Ditën Ndërkombëtare të Radios autorja e emisionit “Hallakamë”, Hana Selimi.

Rehatia dhe marrja e informacioneve në kohë reale janë ato që e karakterizojnë radion, sipas Selimit.

Hana e cila iu përgjigjet telefonatave të mijëra dëgjuesve tash e tre vjet shprehet se rëndësia e radios është e veçantë, për çka shpreson që radio ta ketë efektin e njëjtë ndër vite.


Selimi thotë se para disa viteve ishte zbehur rëndësia e radios, por kohëve të fundit, dashamirësit iu kanë kthyer sërish.

Ndër të tjera, autorja e emisionit “Hallakamë” tregon edhe për ndryshimet që ka pësuar radio ndër vite.

“Falë aplikacioneve që krijohen tash është shumë më e lehtë se vite përpara kur radiot kanë qenë pak më të kufizuara, kanë pasur teknikë më pak”, tregon Selimi.

13 shkurt shënon Ditën Ndërkombëtare të Radios, pasi në këtë datë në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë.

Artikulli i plotë në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video