Medalistja e dyfishtë olimpike, xhudistja Distria Krasniqi, u rikthye pas gjashtë muajsh në gara, pikërisht aty ku fitoi medaljen olimpike mori medaljene e bronztë në Grand Slamin e Parisit 2025.
Distria Krasniqi në përballje për vendin e tretë ishte më e mirë se kundërshtarja Khorloodoi Bishrelt nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi në gjysmëfinale humbi nga japonezja Kisumi Omori.
Xhudistja nga Kosova në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në xhiron e dytë mposhti francezen Alyssia Poulange dhe në çerekfinale fitoi ndaj spanjolles Ayumi Leiva Sanchez.