Disa të lënduar pasi vetura goditi turmën e njerëzve në Munih

Disa të lënduar pasi vetura goditi turmën e njerëzve në Munih

Një person e ka përplasur veturën e tij me një grup njerëzish në Munih të Gjermanisë dhe ka lënë të lënduar disa njerëz, njoftuan autoritetet gjermane.

Policia e Munihit konfirmoi se disa persona u lënduan pranë rrugës Dachauer, pasi një makinë u përplas me një grup njerëzish atje, dhe ata kishin ndaluar shoferin i cili nuk përbënte ndonjë kërcënim të mëtejshëm.


Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit ku anëtarët e një sindikate ishin mbledhur për një demonstratë. Dëshmitarët përshkruan se kishin parë njerëz që “qanin dhe dridheshin” pasi automjeti goditi turmën, raporton aa.

Të paktën 15 persona raportohet të jenë lënduar ndërkaq, nuk ishte e qartë menjëherë nëse incidenti ishte një aksident apo nëse shoferi hyri qëllimisht në turmë.

Koha e incidentit rriti shqetësimet e sigurisë, pasi Munihu përgatitet të mirëpresë dhjetëra liderë dhe ministra botërorë nga më shumë se 60 vende, për Konferencën e Sigurisë së Munihut që fillon të premten.

Lexo edhe

Video