Diplomon gjenerata e 45-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Diplomon gjenerata e 45-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ka diplomuar të premten gjenerata e 45-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në ceremoninë solemne të diplomimit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha kjo është dëshmi për një sistem korrektues të fuqishëm dhe të drejtë, raporton KosovaPress.


Ai tha se 111 kadetët e diplomuar do të jenë garantues të sigurisë dhe rregullit.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës po fuqizohet si rezultat i reformave të ekzekutivit.

Në anën tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, tha se ky institucion është lider në rajon, shkruan KosovaPress.

Lexo edhe

Video