Digjet një veturë me targa serbe në Podujevë, dyshohet se brenda kishte eshtra njeriu

Digjet një veturë me targa serbe në Podujevë, dyshohet se brenda kishte eshtra njeriu

Një veturë është gjetur e djegur të martën në Gllamnik të Podujevës, brenda dyshohet se kishte eshtra të një personi. Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, i cili ka thënë se vetura është me targa serbe.


Ai nuk ka dhënë detaje të tjera, veçse bëri të ditur se po vazhdojnë hetimet për këtë rast, raporton KosovaPress.

“Është gjetur një veturë me eshtra të njeriut. Veturë me kocka që dyshohet se janë të njeriut sipas konstatimit të parë të mjekut. Vetura është me tabela serbe, kaq kemi informacione. Hetimet vazhdojnë, është rast i rëndë”, ka thënë ai për KosovaPress.

Lexo edhe

Video