Digjet një treg kinez, ka viktima

Digjet një treg kinez, ka viktima

Një zjarr në një treg në Zhangjiakou, provinca Hebei në veri të Kinës, ka lënë të vdekur 8 persona dhe 15 të tjerë morën lëndime.

Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit, i cili u shua pak më shumë se një orë pas shpërthimit sot në mëngjes.


Të lënduarit janë shtruar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, sipas mediave kineze.

Disa media raportojnë se bëhet fjalë për tregun Liguang, i cili u hap në vitin 2011 dhe shet një sërë gjërash, nga frutat dhe perimet, ushqimet e detit e deri te pajisjet elektronike.

Lexo edhe

Video