Digjet diskoteka, policia jep detaje

Digjet diskoteka, policia jep detaje

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë orëve të mëngjesit klubin e njohur “Gate Club”, në Prishtinë dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se sot rreth orës 05:15, është pranuar informata se në rrugën “Epiri” në Prishtinë, një lokal është përfshirë nga zjarri.

Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit.


“Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes”, ka thënë Borovci për KosovaPress.

Më tej ai ka thënë se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lexo edhe

Video