Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Diellza Kukaj ka shkruar se sot mes familjarëve dhe aktivistëve të devotshëm të Aleancës në Dubravë, “përjetova si gjithmonë entuziazmin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme”.
Sipas Kukajt, Dubrava mbetet shembull i vullnetit dhe përkushtimit për ta bërë vizionin e Aleancës për Kosovën fituese realitet.
“Sot mes familjarëve dhe aktivistëve të devotshëm të Aleancës në Dubravë, përjetova si gjithmonë entuziazmin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme. Dubrava mbetet shembull i vullnetit dhe përkushtimit për ta bërë vizionin e Aleancës për Kosovën fituese realitet. Faleminderit nga zemra për besimin tuaj të palëkundur”, ka shkruar Kukaj.