Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së Diellza Kukaj ka thënë se programi për mandatin e ardhshëm qeverisës parashikon mbështetje për gratë në biznes.
Ajo ka thënë se Gratë e Aleancës mbeten forca e palëkundur e ndryshimit për një Kosovë që i ofron gruas vendin e merituar vendimmarrës në shoqëri.
“Programi ynë nuk është thjesht fjalë. Ne kemi plan të qartë për mbështetjen e grave në biznes—10 milionë euro për start-up, platforma për ndërmarrëset – qasje në financim, subvencione për punësim të qëndrueshëm, çerdhe dhe qëndrime ditore. Ne nuk premtojmë, ne realizojmë! Bashkë, si një ekip fitues do ta bëjmë Aleancën më të fuqishme dhe Kosovën më të sigurt, më të zhvilluar, vërtet fituese si i takon!”, ka shkruar Kukaj në Facebook.
#AAK137 #diellzakukaj_12 #kryeministerharadinaj1
Aleanca e Gruas Deçan
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”