Diaspora, donatorët më të mëdhenj nga viti 1999

Diaspora është vlerësuar si një nga aktorët kyç me ndikim në zhvillimin ekonomiko e social të Kosovës ndër vite. Kështu u tha në ceremoninë e hapjes së edicionit të dytë të forumit “Ulpiana në Prishtinë. Po ashtu u theksua se bashkatdhetarët janë donatorët më të mëdhenj që nga viti 1999 veçanërisht nga Gjermania e SHBA-ja, raporton KosovaPress.

https://kosovapress.com/remitancat-shenojne-rritje-kaq-para-dergoi-diaspora-gjate-ketij-viti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u shpreh se një nga nismat kryesore është zbatimi i dialogut me diasporën. Sipas Kurtit, kjo nismë  do të forcoj lidhjet mes Kosovës dhe diasporës globale.


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla theksoi se si institucione duhet të investojnë vazhdimisht për njerëzit e Kosovës në diasporë.

Ky forum, paraqet rolin e Prishtinës si një qendër globale për diasporën.

https://kosovapress.com/shpenzimet-dhe-remitancat-diaspora-i-dha-kosoves-rreth-2-miliarde-euro

Lexo edhe

Video