“Dhunues e dehumanizues”

“Dhunues e dehumanizues”

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka zhvilluar sonte një aksion me grafite si shenjë proteste të përdhunimit të gruas me aftësi të kufizuara në Skenderaj.


Në reagimin e kolektivit thuhet se mediat raportuan që policia e Kosovës ka marrë një denoncim që një grua me aftësi të kufizuara nga Skënderaji është dhunuar dhe si pasojë e këtij dhunimi ka mbetur shtatëzënë.

“Marrë së bashku, dy raportimet e fundit të abuzimit seksual ndaj grave me aftësi të kufizuara dhe bisedat që i kanë pasuar, kanë treguar që dhuna ndaj personave me aftësi të kufizuara janë të gjerësisht të përhapura. Po ashtu, ato kanë treguar se dhuna ndaj këtyre trupave mbetet më së paku e trajtuar dhe në skaje të ligjërimit feminist mbi dhunën me bazë gjinore dhe drejtësinë shoqërore. Të tronditur/a nga shtrirja e dhunës patriarkale që lëshohet mbi trupat e vajzave dhe grave, ne lamë parulla mureve të Skënderajit si akte solidarizimi e pozicionimi politik. Për ne është vitale që t’i kundërvihemi aktivisht hierarkizimit të njerëzve që i kornizon disa subjekte si të vlefshme, teksa tjetërson të tjera që nuk shihen “normale” apo “të afta”, e për rrjedhojë subjekte të dinjitetshme që meritojnë artikulim politik. Gjithashtu, për ne, çlirimi i të gjitha vajzave dhe grave është çështje feministe. Kjo në projektin tonë përkthehet vetëm atëherë kur të fundën në hierarki e vendosim të parën dhe në ballë të përpjekjes tone”, thuhet në reagim.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video