Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti kishte kryer veprën penale dhunim seksual.
Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur më 9 shkurt. Me vendim të prokurorit, viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.