Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë.
Në bazë të numërimit të 90% të votave, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti prin me 259 mijë 532 vota. Pasojnë Glauk Konjufca me 199 mijë e 136 dhe Faton Peci 96 mijë 849 vota.
Në dhjetëshen më të votuar të kësaj partie hyjnë edhe Hekuran Murati me 94 mijë e 531 vota, Albulena Haxhiu 89 mijë 601, Xhelal Sveçla 85 mijë 632, Donika Gërvalla 79 mijë 691, Avni Dehari 68 mijë e 735, Mimoza Kusari 61 mijë 945, Arben Vitia me 48 mijë 760 vota.