Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit e trata në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ka fituar gjithsej 20 ulëse në legjislativin e ardhshëm.
Rezultatet përfundimtare të KQZ-së tregojnë se kandidati më i votuar nga radhët e LDK-së ishte Lumir Abdixhiku me 146.401 vota.
Në vendin e dytë renditet Doarsa Lica Xhelili me 63.164, pasojnë Kujtim Shala me 58.817, Hykmete Bajrami 54.227, Avdullah Hoti 40.108, Anton Quni 35.436, Lutfi Haziri 33.623, Jehona Lushaku Sadriu 29.704, Gazmend Muhaxheri 25.942, Armend Zemaj me 25.003, raporton KosovaPress.