Shkon mbi 100 numri i të vdekurve nga tërmeti në Tibet

Shkon mbi 100 numri i të vdekurve nga tërmeti në Tibet

(E përditësuar) Më shumë se 100 njerëz janë vrarë pasi një tërmet i fuqishëm goditi një rajonin e largët të Tibetit të martën në mëngjes, me lëkundjet e ndjera në të gjithë Himalajet në Nepalin fqinj, Butanin dhe pjesë të Indisë veriore, raporton CNN.

(11:40)Mbi 90 viktima nga tërmeti në Tibet

Ka shkuar në 95 numri i personave të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi rajonin e Tibetit të martën. Raportohet për 130 persona të tjerë që kanë mbetur të lënduar.

(08:41) Dhjetëra të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në rajonin e Tibetit

Të paktën 53 persona kanë vdekur pasi një tërmet i fuqishëm goditi një rajon të largët të Tibetit të martën në mëngjes.


Lëkundjet u ndien në Nepalin fqinj dhe pjesë veriore të Indisë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti me magnitudë 7.1 goditi në orën 9:05 të mëngjesit, me orën lokale, dhe u pasua nga goditje të shumta, raporton CNN.

Mbi 60 persona të tjerë u lënduan nga tërmeti ndërkaq, më shumë se 1.000 shtëpi u dëmtuan në qarkun Tingri, ku ndodhet dhe epiqendra.

Videot në mediat sociale kineze, të gjeolokuara nga CNN, treguan çati të dëmtuara, ballina të dyqaneve dhe mbeturina të grumbulluara në rrugët e qarkut Lhatse, rreth 86 kilometra nga epiqendra. Disa makina dhe motoçikleta të parkuara përgjatë rrugës janë dëmtuar gjithashtu, tregojnë pamjet.

Ekipet e shpëtimit, përfshirë forcat ajrore kineze, janë bashkuar në përpjekjet e kërkimit, njoftoi transmetuesi shtetëror. Tre fshatra kishin humbur sinjalet telefonike deri në mesditë, sipas transmetuesit.

Gjithsej 49 pasgoditje u regjistruan që nga mesdita e së hënës, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë.

Lexo edhe

Video