Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas procesimit të 90.41 për qind të vendvotimeve, dhjetëshja e kandidatëve më të votuar nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, konservatorët, intelektualët, është kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj më i votuari me 37 mijë e 752 vota, Fatmir Limaj renditet i dyti me 22 mijë e 207 vota, pasuar nga Daut Haradinaj me 21 mijë e 796. E katërta sipas kësaj liste është Time Kadriaj me 12 mijë e 976 vota, ndërsa Bekë Berisha i pesti me 12 mijë e 972.
Arbëreshë Krasniqi ka 10 mijë e 824 vota, Lahi Brahimaj 10 mijë e 611 vota, Veseli Krasniqi 10 mijë e 407 vota, kryetari i Gjakovës Ardian Gjini 9 mijë e 757 vota, ndërsa Xhevahire Izmaku 9 mijë e 439.