“Dhimbje e krenari”: Qytetarët nderojnë Epopenë e Dukagjinit

Si çdo 24 mars, Arif Berisha vizitoi Kompleksin Memorial në Gllogjan për të bërë homazhe te varri i vëllait të vet dëshmor, Naim Berisha.

Dhimbje, por edhe krenari, ndien sot ai derisa kujton sakrificën e dëshmorëve për lirinë e Kosovës.

“Sot është edhe ditë dhimbjen, por edhe krenarie kanë bërë , por duhet bërë edhe më shumë. Nuk duhet harruar gjaku që kanë dhënë vëllezërit dhe motrat tona për lirin qe e gëzojmë sot”, tha ai.

Përveç Arif Berishës, Gllogjani priti sot vizitorë nga qytete të ndryshme të Kosovës, dhe nga diaspora, për të nderuar Epopenë e Dukagjinit.

Prenush Keqani i cili ka ardhur nga Gjermania për këtë përvjetor tha se dita e sotme është ditë krenarie për kombin shqiptar.

“ Është sot dita e krenarisë për kombin shqiptar dhe gjithë dardanin antike që sot janë mbledhur këtu me fitore për sakrifica të mëdha”, tha ai.

E për Qazim Neziraj nga Belegu, Epopeja e Dukagjinit ishte vendimtarja për lirinë e Kosovës.

“Epopeja e Dukagjinit është vendimtarja për liri të Kosovës. Dëshmorët që kanë rënë e kanë treguar vetveten. 24 marsi i ka tregua botës se Dukagjini ekziston dhe ka me ekzistua gjithmonë”, tha ai.


Ndërkaq, Nasim Haradinaj i cili në datën 24 mars 1998 ndodhej në Australi, tregoi se atë kohë kishte marrë ftesë Ramush Haradinaj – që ishte komandant i zonës së Dukagjinit – për t’iu bashkuar UÇK-së.

Haradinaj tha për KosovaPress se kjo ditë ishte ringjallje pas betejës sa Jasharëve dhe mesazh se UÇK-ja nuk ka përfunduar.

“Këtë epope e simbolizon një ringjallje të betejës pas asaj të Jasharëve se UÇK nuk ka përfunduar. Unë besoj se ka qenë mesazhi më i mirë për të gjithë popullin, për unitet, për fitore ndaj forcave okupatore”, tha ai.

Në Gllogjan homazhe sot bëri edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, si dhe zyrtarë e qytetarë të shumtë.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale në mestë UÇK-së dhe forcave serbe të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Lexo edhe: https://kosovapress.com/hardinaj-aleancen-me-shba-ne-duhet-ta-ruajme-si-syte-e-ballit

https://kosovapress.com/konjufca-ne-gllogjan-per-epopene-e-dukagjinit

https://kosovapress.com/osmani-me-ndihmen-e-aleateve-kosova-mund-te-arrije-suksese-historike

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video