Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar lidhur me pritjet kufitare për hyrje dhe dalje nga Kosova.

Sipas të dhënave të përditësuara thuhet se te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë pritjet po zgjasin deri në 90 minuta ndërsa për dalje në këtë pikë pritjet janë 03 deri 05 minuta.


Poashtu pritje për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare në Muçibabë nga 20 deri 25 minuta ndërsa për dalje pritjet janë 03 deri 05 minuta.

Derisa në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 15 deri në 20 minuta kurse për dalje 03 deri 05 minuta.

Lexo edhe

Video