Dërgoi mesazhe kërcënuese dhe thyen xhamin e makinës, ndalohet 39-vjeçari në Kukës

Dërgoi mesazhe kërcënuese dhe thyen xhamin e makinës, ndalohet 39-vjeçari në Kukës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë arrestuar shtetasin A.H. (39), banues në fshatin Shtiqen.


Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për veprat penale kanosja, përndjekja dhe shkatërrimi i pronës, raporton tch.

Sipas policisë 39-vjeçari i ka dërguar vazhdimisht mesazhe denigruese e kërcënuese një shtetaseje 41-vjeçare dhe i ka thyer xhamin e  automjetit të saj, transmeton KosovaPress.

Lexo edhe

Video