Prishtina dhe Ballkani kanë barazuar 1:1 në ndeshjen kryesore të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani erdhi i pari në epërsi me golin e Bleart Tolajt në minutën e 32-të, pas një reagimi jo të mirë të mbrojtjes vendëse.
Skuadra e Prishtinës nuk lejoi që tri pikët “të ikin” nga “Fadil Vokrri”, duke barazuar shifrat në 1:1 me golin e Najeeb Yakubu në minutën e 61-të.
Pas 14 ndeshjeve skuadra nga Suhareka renditet e dyta në tabelë me 26 pikë, dy më pak se lideri Drita e Gjilanit.
Prishtina renditet në pozitën e katërt me 22 pikë, prej tyre 6 fitore, katër barazime dhe katër humbje.