Deputeti i PDK-së përmend ikjen e mjekëve, merr kundërpërgjigje nga Vitia

Ikja e mjekëve nga vendi ka përplasur edhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri.

Ministri Arben Vitia thotë se kanë ikur vetëm 80 mjekë derisa sipas tij janë rikthyer 196 mjekë për shkak të përmirësimit të të kushteve të punës.


E deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri tha se për katër vite qeverisje kanë ikur 600 mjekë nga sektori publik.

“Prej vitit 2020 kur ti je emëruar për herë të parë ministër i Shëndetësisë deri në këtë vit kur ti ende je ministër i Shëndetësisë dhe po e përfundon me kismet prej zotit kanë ikur 600 mjekë, jo për infermierë, jo për teknik  medicional, mjekë dhe mjeke 600 kanë ikur”, tha Tahiri.

Lexo edhe

Video