Sulmet me raketa që goditën kryeqytetin ukrainas Kiev sot në mëngjes kanë dëmtuar edhe ndërtesat ku ndodhen ambasadat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dënoi këto sulme brutale.
“Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare. Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të pa-negociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht”, thuhet në reagim.
Si pasojë e sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda ambasadës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.