Deçani në “kurth gjeografik” nga mungesa e fondeve për investime

Viti 2024 për Komunën e Deçanit u karakterizua me plot sfida dhe pengesa në zbatimin e projekteve infrastrukturore të planifikuara nga Qeveria e Kosovës. Sipas kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosaj, shkaku kryesor i këtyre vonesave lidhet me mungesën e fondeve të mjaftueshme për investime kapitale.

Një ndër projektet më të rëndësishme që ka mbetur pezull prej tre vitesh është rruga Deçan-Plavë, e njohur si “Rruga e Dytë e Kombit”. Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë pasi lidh Kosovën me Shqipërinë dhe Malin e Zi, duke krijuar një nyje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe turizmin.

Ramosaj theksoi për KosovaPress se mosrealizimi i këtij projekti po e izolon Deçanin në një “kurth gjeografik”, duke penguar zhvillimin e rajonit dhe ndërlidhjen e tij me vendet fqinje.

Kryetari i Deçanit, Ramosaj ka thënë se ekzekutivi nuk po i përkrah komunat që nuk udhëhiqen nga partia në pushtet.


Për këtë, ai ka thënë se është bë një “sindrom” i zakonshëm, duke hasur në një derë që nuk hapet, e në një vesh të shurdhër.

Në vitin 2025, projekti më kryesor i kësaj komune është të funksionalizohen zonat zhvillimore, që janë në kuadër të planit hapësinorë të parkut kombëtarë.

Gjithashtu edhe qendra e qytetit dhe infrastruktura në shkolla, shëndetësi e në rrugë.

Ani pse Ramosaj ka kandiduar për deputet në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, prapë se prapë ai do të rikandidoj për kryetarë të Komunës së Deçanit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video