Debat për vlefshmërinë e një fletëvotimi të LVV-së në Prishtinë

Në Qendrën Komunale “1 Tetori”, në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Ekipi i KosovaPress ka qëndruar në këtë Qendër të numërimit, ku një fletëvotim nxiti debat mes një vëzhguesi të Lëvizjes Vetëvendosje me një komisioner lidhur me vlefshmërinë.


Sipas informacioneve nga 258 kuti të votimit, janë numëruar gjithsej 160 sosh me vota të kandidatëve për deputetë, ndërsa kanë mbetur edhe 98 kuti për t’i numëruar e ku dhjetë prej tyre ishin në proces.

Lexo edhe

Video