Daniele De Rossi ka njoftuar se së shpejti do t’i rikthehet stërvitjes pasi u shkarkua në fillim të sezonit nga Roma, shkruan KosovaPress.
Daniele De Rossi, pronari aktual i Ostiamares dhe me një të ardhme ende të hapur si trajner, foli në margjinat e ngjarjes së rizhvillimit të qendrës sportive të klubit amator.
Ish-kapiteni i Romës ka shpjeguar se kishte folur vetëm një herë me Ranierin: “Kemi folur me shumë dashuri dhe respekt, por më pas jo. Ai po punon dhe kam shumë dashuri për të, por nuk e shqetësoj. Sot jam i përqendruar te Ostiamare”, ka thënë De Rossi.
Për të ardhmen e tij si trajner, ai më pas la të kuptohet se rikthimi i tij në pankinë mund të mos jetë i largët: “Nuk do të jem i lirë së shpejti, si trajner. Pastaj do të shohim, zakonisht më përjashtojnë shumë herët”, ka shtuar italiani.
Më pas ai shtoi se do të përpiqet t’i rakordojë sa më gjatë angazhimet me Ostiamaren, por është i vetëdijshëm se të stërvitesh një ekip kërkon përkushtim total: “Puna ime është tjetër, pasioni im është trajneri. Një trajner nuk ka kohë të mendojë për dy ekipe”, ka përfunduar ai.