Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj pas tubimit elektoral në kryeqytet ka thënë se qytetarët e Prishtinës janë gjithmonë fitues kur bashkëqeverisin.
Ai shprehu angazhimin e partisë për të vazhduar zhvillimin e Prishtinës, duke përmendur realizimin e projekteve si “kthimi i Pallatit të Rinisë, miratimi i Ligjit të Prishtinës dhe ndërtimi i Sallës së Operës”.
“Prishtinë, me zemër të madhe, sa herë kemi qeverisur bashkë, fitues keni dalë ju.
Prishtina do të trajtohet ashtu sikurse u trajtua kur iu kthye Pallati i Rinisë, Ligji i Prishtinës, Salla e Operës.
Na pret fitorja e radhës – për Prishtinën, për Kosovën, për secilin.
Na presin punë të mëdha bashkë!
Krenar me ju!
AAK 137”, ka shkruar ai në Facebook.
Artikull i sponsorizuar…