Dashuria e vajzës me djalin në karrocë, shfaqet premiera “Will you marry me”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar, sot u shfaq premiera e filmit të metrazhit të shkurtër “Will you marry me”, me regjisor Alban Makolli dhe producent ekzekutiv, Orhan Hajrizi.

Një vajzë e dashuruar me një djalë në karrocë, dashuria e të cilëve fillimisht nuk pranohet nga nëna e vajzës, por më pas gjithçka rregullohet, është tematika mbi të cilën është realizuar ky film.

Me rastin e shfaqjes së kësaj premiere, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se kjo ditë rikujton përgjegjësinë e përbashkët për një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku çdo individ gëzon të drejtën dhe mundësinë e barabartë.


Përfaqësuesi i organizatës “Handikos”, Eljesah Terbunja derisa falënderoi organizatorët për shfaqjen e premierës, tha se kushtet e personave me aftësi të kufizuara janë përmirësuar, por ka ende punë për t’u bërë.

Ndërkaq, producenti ekzekutiv i filmit “Will you marry me”, Orhan Hajrizi tha se ky projekt është më shumë se një histori dashurie.  Ai potencoi se ky film është një testament i mundësive të pafundme që arti ofron për të reflektuar mbi jetën, dashurinë dhe marrëdhëniet ndër-njerëzore.

Rolet kryesore në film i luajnë aktorët Oltion Budakova, Verona Mirena, Anisa Ismajli dhe Xhevdet Doda.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video