Futbollistët e EPA Crystal Palace janë gjysmëfinalistët e parë në garën më të vjetër të futbollit në botë, Kupën e Anglisë FA.
Ata mposhtën rivalët e qytetit Fulham 0:3 si mysafirë në çerekfinale. Eberechi Eze në minutën e 34-të dhe Ismail Sarr në minutën e 39-të kaluan mysafirët në avantazh, ndërsa Eddie Nketiah e konfirmoi fitoren në minutën e 74-të.
Për Crystal Palace, kjo është hera e gjashtë në histori që arrijnë në gjysmëfinale të FA Cup. Herën e fundit ishte tre vjet më parë, por ende nuk ka një titull të vetëm.
Skuadra londineze arriti dy herë në finale, në 1990 dhe 2016, duke humbur të dyja herë nga Manchester United.
Më vonë të shtunën, Brighton do të luajë me Nottingham Forest, ndërsa të dielën, Preston North End me Aston Villa dhe Bournemouth me Manchester City, raporton KosovaPress.