Çmimet në “qiell”, ankohen qytetarët për shtrenjtimin e perimeve

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë, përkatësisht atyre të perimeve, është ajo çka po i shqetëson qytetarët e vendit. Perimet gjatë këtyre ditëve kanë arritur çmime rekorde në Kosovë. Aktualisht çmimi për një kilogram spec arrin rreth 5 euro, raporton KosovaPress.

Këto çmime, sipas qytetarëve të Kosovës, janë një të larta, prandaj sipas tyre, kërkohet të ndërhyjnë institucionet shtetërore, sa më parë ndaj tregtarëve për rregullimin e çmimeve. Ndërsa, nga shoqata “Konsumatori”, kjo rritje është quajtur si një inflacion global.

Qytetari, Azem Hasani, ka thënë për KosovaPress se këto çmime u dyfishuan në kohën e muajit Ramazanit. Me dy qese në duar, Hasani u shpreh se duhet të marrë pak gjëra në treg, pasi që sipas tij, me 100 euro pension nuk po ia arrin të furnizohet mjaftueshëm me produkte ushqimore, shkruan KosovaPress.

Ndërsa, Rrahim Plakiqi, është shprehur se ata që nuk kanë përkrahje nga bashkatdhetarët, janë në gjendje të rëndë ekonomike, shkak i çmimeve të ngritura.

Sipas Plakiqit, as protestat nuk mund t’i ulin këto çmime. Ai kërkon nga shteti që t’i mbështes qytetarët në mënyrë që t’ua lehtësoj qytetarëve përballimin e çmimeve të larat në treg dhe nëpër dyqane.


E Vesel Veseli, ka kërkuar nga organet kompetente të vizitojnë marketet dhe tregjet për siç theksoi ai, “me i ndëshkuar tregtarët që vendosin çmime të paarsyeshme”.

Qytetari tjetër, Xhafer Lilaj, ka shtuar se ai ia del të furnizohet me produkte esenciale vetëm “me ndihmat” e fëmijëve të tij, përndryshe ai ngushëllon ata që përfitojnë vetëm prej pensioneve, “shumë vështirë e kanë”, sipas tij, raporton KosovaPress.

E kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, e quan si një inflacion global, duke thënë se arsyeja kryesore e inflacionit është se Kosova nuk ka monedhën e saj.

Gjatë këtyre ditëve, rritja e çmimeve, u vërejt edhe tek produktet tjera të perimeve. Sallata e gjelbër sot ka kushtuar 4 euro e 20 cent, domatet 3 euro e 50 centë e patatet mbi 1 euro, raporton KosovaPress.KosovaPress, ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë lidhur me inspektimin e tregjeve për çmimet, por nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

https://kosovapress.com/rekord-5-euro-nje-kilogram-spec

Lexo edhe

Video