Çka dihet deri më tash për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë

Çka dihet deri më tash për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë

Një person ka vdekur dhe një ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje nga ky rast.

“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor”, thuhet në njoftim, raporton KosovaPress.

Në vendin e ngjarjes sipas policisë, kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet tutje.


Në media është raportuar se autori i ngjarjes është identifkuar nga Policia e Kosovës dhe është shpallur në kërkim.

Poashtu është raportuar viktima është N.G 62 vjeç, i plagosuri tjetër që ndodhet në spital është M.M 41 vjeçar. Derisa autori i dyshuar për rastin është A.G.

Ndryshe, katër persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në tri ditët e fundit në Kosovë në raste të ndryshme.

Më 23 mars, në Vushtrri vdiq një 19-vjeçar ku personi i dyshuar është një bashkëmoshatar i tij i cili është në paraburgim dhe e ka pranuar fajësinë.

Derisa një ditë më pas, në Vushtrri ndodhi një vrasje e dyfishtë ku një burrë dyshohet se vrau një grua dhe më pas i dha fund edhe jetës së vet.

Lexo edhe:
https://kosovapress.com/armet-ne-duart-e-te-rinjve-kerkohet-veprim-urgjent-nga-shteti-pas-vrasjes-ne-vushtrri

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video