City rikthehet me fitore bindëse, Chelsea nxjerr barazim

City rikthehet me fitore bindëse, Chelsea nxjerr barazim

Futbollistët e Manchester City shënuan sot fitore bindëse në terrenin vendës ndaj skuadrës West Ham United me rezultat 4:0, ndërsa Chelsea edhe pse ishte në epërsi në fund u kënaq me vetëm një pikë duke luajtur baras si mysafir me Crystal Palace 1:1.

Manchester City shënoi kështu fitoren e dhjetë këtë sezon, të cilin e nisën furishëm, por ranë më pas nga forma.

Mbrojtësi i West Ham United Vladimir Coufal solli “qytetarët” në epërsi me një autogol në minutën e 10-të. Norvegjezi Erling Haaland dyfishoi epërsinë tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, pas asistimit të Savinho.

I njëjti lojtar dhe i njëjti asistues morën pjesë edhe te shënimi i golit të tretë në minutën e 55-të për Cityn.

Vetëm tre minuta më vonë skuadra e Pep Guardola shënoi edhe një gol, kësaj radhe përmes Phil Foden pas asistimit të Kevine DeBruyne.


Mysafirët golin e nderit e shënuan në minutën e 71-të përmes sulmuesit Niclas Fulkrug, pas asistimit të Tomash Souçek.

Në tabelë prin Liverpool me 45 pikë, gjashtë më shumë se Arsenali në pozitën e dytë dhe Nottingham Forest i treti me 37 pikë. Manchester City renditet i gjashti me 34 pikë, ndërsa West Ham United mbetet në zonën e poshtme, pozita e 13-të me 23 pikë.

Sot gjatë ditës Tottenham Hotspur pësoi si vendës nga Newcaste United me rezultat 1:2, Aston Villa mposhti Leicester City 2:1, Bournemouth mposhti Everton 1:0, Chelsea nxori një barazim në udhëtim ndaj Crystal Palace 1:1 dhe Brentford mposhti Southampton në udhëtim 5:0.

Chelsea erdhi në epërsi me golin e Cole Palmer në minutën e 14-të, pas asistimit të Sancho, por pësuan gol nga Mateta, pas asistimit Eze, tetë minuta para përfundimit të ndeshjes, dhe kështu humbën mundësinë për një pozitë më lart në tabelë – tash renditen në vendin e katërt me 36 pikë.

Sonte nga ora 18:30, Brighton pret në takim skuadrën Arsenal. Java e 20-të e Premier Ligës përmbyllet nesër me takimet Fulham-Ipswich Town dhe Liverpool-Manchester United.

Lexo edhe

Video