Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku ka përjashtuar mundësinë për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo tha se preferojnë që të bëjnë koalicion me partitë opozitare, duke shtuar se janë të gatshme të marrin përgjegjësinë e qeverisjes.
Në konferencë për media, Çitaku tha se aktualisht nuk ka asgjë konkrete sa i përket kësaj çështje dhe se do të fillojnë bisedimet pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.
Po ashtu, Çitaku foli edhe për bisedat që kanë qarkulluar në rrjete sociale që mund të ketë kandidat potencial nga PDK-ja për kryeministër, përveç Bedri Hamzës.
Çitaku tha se PDK-ja ka vetëm një kandidat për kryeministër dhe se ai është Bedri Hamza.
Lidhur me atë nëse kanë kërkuar nga kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku që mos të del me qëndrime për disa ditë për formim të qeverisë, Çitaku mohoi një gjë të tillë.
Ndër të tjera, nënkryetarja e PDK-së i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të sigurohet numërimi i saktë i çdo vote.
Çitaku tha se PDK-ja në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë rezultatin më të mirë që nga viti 2014, e që sipas saj kjo është një dëshmi e rikthimit të besimit të qytetarëve të Kosovës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.