Chelsea pëson humbje në fund të ndeshjes

Chelsea pëson humbje në fund të ndeshjes

Aston Villa ka mposhtur sot Chelsea me rezultat 2:1, në një ndeshje interesante dhe plot kthesa, ku fituesi ishte i paqartë deri në minutat  fundit.

Dueli në “Villa Park” ishte i vlefshëm në kuadër të xhiros së 26-të të Premier ligës angleze.


Skuadra mysafire erdhi në epërsi me golin e Enzo Fernandez në minutën e 9-të.

Në vazhdim të pjesës së dytë Aston Villa nuk lejoi befasi dhe Marco Asensio me dy gola të shënuar në minutat 59 dhe 89 siguroi tri pikë të mëdha për skuadrën e tij.

Chelsea pas kësaj humbjeje ka 43 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Aston Villa renditet një pozitë më poshtë me 42 pikë.

Lexo edhe

Video