Futbollistët e Chelsea kanë dështuar të shkurtojnë diferencën e pikëve me liderin Liverpool, duke pësuar humbje sot si vendës ndaj skuadrës Fulham me rezultat 1:2, në kuadër të javës së 18-të të Premier ligës.
Të kaltrit nisën mirë takimin duke arritur në epërsi qysh në minutën e 16-të me golin e Cole Palmer.
Mysafirët befasuan me lojë të mirë në fushë duke mos lejuar vendësit të shtonin epërsinë, përkundrazi ata rrezikuan përmes kundërsulmeve duke arritur barazimin tetë minuta para përfundimit të takimit, me golin e Harry Wilson.
Në minutën e pesë të kohës shtesë, skuadra mysafire rrëmbeu krejt papritmas tri pikë me golin e Rodrigo Muniz.
Kjo ishte humbja e dytë për Chelsea këtë edicion dhe skuadra nga Londra, e cila synon titullin e kampionit, renditet e dyta në tabelë me 35 pikë, katër më pak se Liverpool, por me dy ndeshje më pak. Fulham renditet në pozitën e tetë me 28 pikë.