Lindon Emërllahu është transferuar nga Ballkani te klubi rumun CFR Cluj. Lajmi tashmë është zyrtarizuar edhe në faqen zyrtare të kësaj skuadre.
“Është zyrtare! CFR 1907 Cluj dhe FC Ballkani kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të ri Lindon Emërllahu. I shpallur lojtari i vitit 2024 në ligën e parë të Kosovës, Lindon fitoi 5 trofe me Ballkanin, skuadër me fanellën e së cilës luajti 100 ndeshje në të gjitha garat. Në moshën vetëm 19-vjeçare, Emërllahu mori thirrjen e parë në Kombëtaren e Kosovës, duke bërë gjashtë paraqitje për kombëtaren e vendit të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të Cluj.
Për shitjen e tij, Ballkani raportohet se ka marrë 800 mijë euro.