Çfarë duhet të dimë për shortin e fazës 1/8 të Ligës së Kampionëve?

Çfarë duhet të dimë për shortin e fazës 1/8 të Ligës së Kampionëve?

Ka përfunduar faza e eliminimit të play-off-it të Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2024/25 dhe tashmë dihen 16 skuadrat finaliste në kompeticionin prestigjioz me shortin e radhës që do të hidhet të premten, më 21 shkurt.

Tetë skuadrat e para nga faza e ligës arritën automatikisht në 16-shen e fundit dhe u renditën si më poshtë-kundërshtarët e tyre të mundshëm në raundin tjetër janë të listuar dhe do të përcaktohen në short:

1. Liverpool vs  Paris Saint-Germain (15) ose Benfica (16)

2. Barcelona vs  Paris Saint-Germain (15) ose Benfica (16)

3. Arsenal vs Feyenoord (19) ose PSV (14)

4. Inter vs Feyenoord (19) ose PSV (14)

5. Atletico Madrid vs Real Madrid (11) ose Bayern Munich (12)

6. Bayer Leverkusen vs Real Madrid (11) ose Bayern Munich (12)


7. Lille vs Club Brugge (24) ose Borussia Dortmund (10)

8. Aston Villa vs Club Brugge (24) ose Borussia Dortmund (10)

Shorti për fazën e 16-të, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet do të hidhet të premtën në orën 12:00, përcjellë KosovaPress.

Kur luhen ndeshjet e radhës me eliminim direkt në UEFA Champions League?

Raundi i 16-të: 4/5 mars dhe 11/12 mars

Çerekfinalet: 8/9 prill dhe 15/16 prill

Gjysmëfinalet: 29/30 prill dhe 6/7 maj

Finalja: 31 maj në Mynih

Finalja e Ligës së Kampionëve të këtij viti do të zhvillohet të shtunën, më 31 maj në orën 21:00 në “Allianz Arena” të Mynihut.

Lexo edhe

Video