Cenimit i shëndetit publik nga mbeturinat, komuna paralajmëron masa ndaj “Pastrimit”

Komuna e Prishtinës, dhjetë ditë pas shpalljes së gjendjes emergjente për  mbeturinat në kryeqytet, fajin po vazhdon t’ia lë kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” duke thënë se gjendja është përkeqësuar ndjeshëm.

Sipas zyrtarëve komunal kjo kompani ka dështuar, duke prodhuar sabotazhe të paarsyeshme dhe lojëra politike të cilat sipas tyre kanë penguar çdo mundësi për përmirësimin e gjendjes në terren.

Në konferencën e mbajtur për media, drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci tha se 2 mijë e 500 kontejnerët e rijnë dhe gjashtë kamionët e rijnë, të cilët i ka dhënë komuna kësaj kompanie, iu është kërkuar që të shpërndahen në kryeqytet. Sipas tij, kontejnerët e kamionët po vazhdojnë të qëndrojnë në deponitë e tyre, ani pse është kërkuar që të shpërndahen.


E kjo “mos përgjegjësi” nga ndërmarrja “Pastrimi”, Brestovci tha se mund të jetë edhe politike.

Ndërsa, drejtori i Sigurisë dhe Emergjencës, Lulzim Fushtica ka shtuar se që nga shpallja e gjendjes emergjente, pas inspektimit, si rezultat, ka pasur rritje të rrezikut të zjarrit, ndezje të mbeturinave në mënyrë të qëllimshme, rrezikim i shëndetit të qytetarëve, shtim i qeneve endacak dhe shpërndarje të sëmundjeve epidemike.

Drejtorët e Shërbimit Publik dhe Sigurisë e Emergjencave, janë shprehur se tanimë Komuna e Prishtinës, për këtë situatë emergjente duhet të marrë situatën në dorë vet.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video